Bojku: Në Istog nuk mund të luaj edhe Messi!

Futbolli kosovar vazhdon të përballet me probleme të shumta. Një ndër faktorët e rëndësishëm që ndikon në cilësinë e lojës, janë edhe fushat. Njohës të rrethanave të futbollit kosovar vlerësojnë se disa fusha nuk i plotësojnë as kushtet minimale.

Trajneri Ramiz Krasniqi thotë se pavarësisht forcës që kanë disa ekipe, ato nuk mund që ti shfaqin cilësitë e tyre në disa fusha. “Skuadrat të cilat kanë cilësi dhe kanë lojtarë të mirë, e kanë vështirë që të luajnë në disa fusha. Në kontrollin e topit, driblime, pasime hasin vështirësi. Kundër një lundërtari të mirë ku është teknika dominante, cilësia mbetet e njëjtë. Fushat në Kosovë nuk janë në nivelin e duhur”, ka thënë Ramiz Krasniqi për Gazetaolle.com.

Reagimi i Ilir Bojkut

I dëshpëruar me disa fusha në Kosovë e sidomos terenin e stadiumit ‘Demush Mavraj’ në Istog, ka mbetur edhe drejtori sportiv i Trepçës ’89, Ilir Bojku. “Në Istog nuk mund të luaj as Messi. Jam i dëshpëruar me disa terene në Superligë sepse ne si skuadër nuk po mund që ta shfaqim lojën tonë”, ka thënë Ilir Bojku. (Gazeta Olle)