Po vazhdon problemi në klubet sportive kosovare.
Skuadra e madhe kosovare, KH Drita në konkurrencën e meshkujve është futur në bojkot.
Gazeta Olle ka mësuar se shumica e hendbollistëve të KH Dritës kanë bojkotuar stërvitjet dhe ndeshjet.
Drita ishte duke kaluar formë të mirë, pasi në tri ndeshjet e para arritën dy fitore e një humbje.
Olle ka mësuar se lojtarët kanë pasur një takim me kryesinë e klubit dhe pasi nuk kanë marrë para janë futur në bojkot ku nuk do t’i zhvillojnë ndeshjet.
KH Drita bën gara në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll. /Gazeta Olle/