Bogdani prognozon derbin

Ish-sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Erjon Bogdani, ka vendosur për të prognozuar ‘paqe’ në derbin e zjarrtë lokal të elitës së futbollit shqiptar, Partizani-Tirana.

Bogdani ka thënë për gazetën në Shqipëri, “Sport Plus”, se derbi lokal i Tiranës do të mbyllet baras, duke mos ua ‘prishur qejfin’ kështu asnjërës skuadër.

Ndryshe, Partizani-Tirana është shtyrë përsëri dhe ende nuk është bërë e ditur data se kur do të luhet. /Gazeta Olle