Bodo/Glmit ka shënuar fitore me rikthim ndaj Romës me rezultat 2-1 në çerekfinalen e Ligës së Konferencës.
Italianët udhëtuan në Norvegji sërish, në vendin që ishin mposhtur 6-1 para disa muajsh në të njëjtën garë.
Edhe kësaj radhe ata dolën kokulur, por kanë një rast të mirë që në ndeshjen kthyese të kalojnë tutje.
Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 43-të, kur Henrikh Mkhitaryan pasoi te Lorenzo Pellegrini që shënoi për 1-0.
Me të filluar pjesa e dytë, Ulrik Saltnes arriti të barazojë shifrat në 1-1.
Roma shënoi dy herë pas golit të barazimit, por të dy golat u anuluan për pozitë jashtëloje.
Krejt në minutën e 89-të, Bodo/Glimt shënoi golin e fitores, kur Amahl Pellegrino asistoi te Hugo Vetlesen që shënoi për 2-1.
Roma tani duhet të fitojë që kalojë në gjysmëfinale.