Bode/Glimt ka arritu në Kosovë, te enjten takohet me FC Prishtinën

Prishtina këtë mesjavë do ta luajë ndeshjen e parë të raundit të tretë në Ligën e Konferencës.

Të drejtuarit e Zekirija Ramadanit do të kenë përballë skuadrën norvegjeze, Bodo/Glimt.

Kjo sfidë do të luhet të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë (20:00), ndërsa ndeshja e kthimit luhet një javë më pas në Norvegji.

Ekspedita e klubit norvegjez veçse janë nisur të martën në drejtim të Kosovës për këtë ballafaqim.

Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e klubit nëpërmjet rrjeteve sociale.

Sfida Prishtina – Bodo/Glimt transmetohet direkt në këtë televizion

Migjen Basha drejt klubit të njohur shqiptar