Boca ofron këtë shumë për Tevezin

Boca Juniors do të ofrojë 5 milionë euro për të bindur Juventusin që ta lëshoj Carlos Tevezin para përfundimit të kontratës.

Është  e njohur tashmë se sulmuesi argjentinas dëshiron të përfundojë karrierën e tij me klubin fëmijrisë dhe tash e disa kohë flitet për kthimin e tij në vendlindje.

‘Gazzetta dello Sport’ thotë se Juventusi nuk ka dëshirë që ta mabjë lojtarin në Torino kundër vullnetit të tij dhe se mund ta lirojnë këtë verë, një vit më herët pa përfunduar kontrata e tij.

Sipas kësaj gazeta Boca janë të gatshëm të ofrojnë një shumë prej 5 milionë eurove për ta marrë nga gjigandët e Torinos, sulmuesin.