Boban kritikon Canën

Lazio mposhti në udhëtim Cagliarin me rezultat 3:1.

Kurse, analisti i Sky Sport, Zvonimir Boban beson se mungesa e Lorik Canës në formacionin bazë të skuadrës romake, është duke i bërë mirë atyre.

“Cana nuk është mbrojtës, është mesfushor”, deklaroi ai pas ndeshjes.

“Cana nuk është futbollist i cili di të luajë në vijën e fundit të mbrojtjes. Dhe, kjo po vërehet edhe me rezultatet e arritura në ndeshjet kur ai nuk është duke luajtur”, theksoi ish reprezentuesi kroat.