Boateng tregon se çfarë do Bayerni

Jerome Boateng thotë se Bayern Munich do të bëjë gjithçka për të arritur në finale që zhvillohet në shtëpine e tyre në Gjermani.

Boateng ishte njëri nga shënuesit në fitoren e Bayern Munich përballë, Shakhtar Doneks (7:0).

“Ne jemi të vendosur për të arritur në Berlin, edhe pse na pret një rrugë e gjatë për tu përshkruar. Le të presim dhe të shohim “, u citua të ketë thënë Boateng në faqen zyrtare të Bayern.

“Nuk ishte një ndeshje e lehtë. Ne kemi bërë një fillim të shkëlqyer dhe padyshim se mbetja e kundërshtarit me 10 lojtarë e bëri të vetën. Ne kemi kërkuar golin e dytë sa më parë dhe ne e kemi arritur në pjesën e parë. Kjo ishte e rëndësishme dhe pastaj deri ën fund shkoi gjithçka me të vërtetë mire”.

Bayerniu bashkua me Real Madrid, Porto dhe Paris Saint-Germain në çerekfinale. Katër çerekfinalistët e tjerë do t’I kuptojmë pas një jave.

Shorti do të hidhet në Nyon më 20 mars.