Boateng rrezikon burgun, del në gjykatë për dhunë ndaj ish-bashkëshortes

Mbrojtësi i Lyonit, Jerome Boateng, u paraqit në gjykatën e Mynihut për të dhënë shpjegime për dhunën e ushtruar në familje, e pretenduar nga nëna e dy fëmijëve të tij, ngjarje që daton që nga viti 2018.

Gjyqi ishte shtyrë si rezultat i infektimit me Koronavirus i një dëshmitari. Ish-partnerja e Boatengut e akuzon mbrojtësin se e ka sulmuar gjatë një debati të dhunshëm tre vjet më parë, ndërsa ishin me pushime.

Dënimi maksimal për veprime të kësaj natyre është pesë vjet burg. Gjykata mund ta japë vendimin të enjten.

Një çështje për t’u zgjidhur që lidhet me këtë rast është edhe kujdestaria e dy binjakëve të Boatengut, e cila është objekt i një procedure të veçantë. 33-vjeçari gjithmonë i ka hedhur poshtë akuzat e ish-it të tij, duke argumentuar se janë të paprovuara.

Zbulohet plani i shtëpisë super luksoze të Shaqirit që po kritikohet ashpër nga fqinjët e tij në Zvicër

Nuk u paraqit në tri ndeshje me Kosovën, kjo është arsyeja pse Astrit Selmani nuk ka debutuar me Dardanët