Boateng: Qesha me veten

Disa muaj pas rrëzimit qesharak në duelin me Lionel Messin, Jerome Boateng rikthehet për ta komentuar mbrëmjen ku u bë horë në “Camp Nou”.

“Të rrëshqasësh në një moment dhe kundërshtari të shënojë më pas gol, është normale. Unë kam qeshur shumë me veten time. Por, ky është futbolli dhe ai është lojtari më i mirë në botë”, deklaroi Boateng.

Bayerni ishte eliminuar nga Barcelona në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, me katalunasit që e fituan trofeun pas fitores në finale me Juventusin. /Olle