BNE vs ECSTATIC, ndeshje që luhet për të siguruar gjysmë-finalen

Turneu i CSGO REPUBLEAGUE shpërndan çmime në vlerë rreth 130.000 dollarë për ekipet pjesëmarrëse, ku bën pjesë edhe ekipi shqiptar, Bad News Eagles, të cilët janë një fitore larg për të siguruar gjysmëfinalen.

Ekipi nga Kosova do të takohet me ekipin ECSTATIC në ndeshjen e radhës, të cilët janë kundërshtarë shumë të vështirë për ekipin shqiptar.

Ndeshja do të zhvillohet në formatin ‘Bo3’ sot (e diel), duke filluar nga ora 19:00.

Në ndeshjet e zhvilluara më parë ndërmjet dy ekipeve, fitues çdoherë ishte ekipi ECSTATIC, edhe pse rezultatet ishin të ngushta.

Në rast se fiton sot (e diel), Bad News Eagles do të kalojë në gjysmëfinale të turneut, ndërsa në rast humbjeje do të shkojë në çerekfinale.

Ndeshja do të transmetohet në kanalin e REPUBLEAGUE në Twitch, sot (e diel) duke filluar nga ora 19:00. /Telegrafi/

UEFA me postim të veçantë për golin e Bytyqit kundër Greqisë në Fadil Vokrri

Ish-mesfushori i Gjilanit, nënshkruan me kampionët e Shqipërisë