BNE përfundojnë në vendin e dytë në turneun Elisa Invitational

Ekipi shqiptar, Bad News Eagle ishte shumë afër për ta fituar turneun Elisa Invitational, ku në finale u takua me ekipin francez HEET, por nuk pati fat dhe u mposht..

Këtë ndeshje Bad News Eagles e humbi me rezultat të pergjithshëm 2-0 me mapa, 16-10 në mapin e parë ‘Nuke’, dhe 16-10 në mapin e dytë ‘Inferno’.

Pasi përfunduan në vendin e dytë, bNe kanë fituar çmimin prej 7 mijë dollarësh dhe kanë humbur mundësinë për të marrë pjesë në turneun Elisa Masters Espoo 2022.

Ndërkaq, ekipi HEET është kualifikuar për në turneun Elisa Masters Espoo 2022 dhe ka fituar çmimin kryesor prej 25.000 dollarësh.

Lojtari më i mirë per nga statistikat nga ekipi shqiptar ishte Genc ‘gxx-‘ Kolgeci, me 40 eliminime gjithsej.

Gjilanasi Shëngyl Imami ia dorëzon transparentin unik klubit të Prishtinës

Shkëndija bën një goditje të madhe duke transferuar sulmuesin brazilian