Blerjet e qëlluara dhe të dështuara të Juventusit

Janë bërë 5 vite që kur në krye të Juventusit erdhi Andrea Agnelli, ndërsa drejtor sportiv u bë Beppe Marotta.

Dyshja Agnelli-Marotta ka mbushur 5 vite në krye të skuadrës së madhe italiane, Juventus.

Andrea Agnelli president dhe Beppe Marotta Drejtor Sportiv e kanë rikthyer lavdinë e dikurshme të Juventusit, skuadër që në tre edicionet e fundit ka qenë kampione e Italisë dhe të njëjtën gjë pritet ta bëjë edhe këtë edicion.

Gjatë kësaj periudhe ata kanë pasur momente të mira dhe të këqija në transferimin e lojtarëve.

Tuttosport ka përzgjedhur 10 blerjet më të mira dhe më të këqija të kësaj dyshe.

Blerjet më të mira: Pogba, Pirlo, Tevez, Vidal, Barzagli, Bonucci, Morata, Giaccherini, Lichsteiner dhe Rugani.

Blerjet e dështuara: Martinez, Isla, Motta, Elia, Krasic, Anelka, Romulo, Lucio, Bendtner dhe Giovinco.