Blerand Kurtishaj: Liga amatore në Gjermani, më e fortë se Superliga e Kosovës

Futbolli i Kosovës viteve të fundit sipas njohësve vendorë ka shënuar një ngritje bukur të madhe, kjo jo vetëm në investime që janë rritur por edhe në cilësi.

Megjithatë jo të gjithë mendojnë kështu.

Ish futbollisti i njohur i Kosovës, Blerand Kurtishaj i cili në vitin 2017 pati fituar edhe “Këpucën e Artë” ne fanellën e Trepçës’89, epitet ky që i jepet golashënuesit më të mirë, ka thënë se Liga e Katërt e Gjermanisë aty ku luan aiështë më e mirë sesa e Superliga e Kosovës.

“Unë momentalisht jam duke luajtur në Ligën e Katërt gjermane ku në të njëjtën ligë luajnë edhe ish futbollist të njohur”.

“Është Ligë shumë e fortë dhe për mendimin tim edhe më e fortë se Liga e Kosovës”, ka thënë 26 vjeçari Blerand Kurtishaj.

Ai momentalisht luan te skuadra TSV Rain Lech.