Blendim Gashi drejt Gjilanit

Talenti lipjanas Blendim Gashi, që gjatë kampionatit të shkuar mbrojti ngjyrat e Dritës ka filluar bisedime me rivalin lokal të kësaj skuadre Gjilanin.

“Po është e vërtet që jam në bisedime me Gjilanin. Kemi pasur disa takime dhe gjatë ditëve të ardhshme do ta bëjë të ditur vendimin tim. Ka edhe skuadra të tjera të interesuara për mua nga Superliga”, tha Blendim Gashi për Gazetaolle.com.

Blendim Gashi ishte rikhtyer nga lëndimi vetëm në ndeshjen e barazhit ku luajti për disa minuta duke e ndihmuar skuadrën e tij që të shpëtoi nga rënia.

Gjilani i kishte marrë Dritës ditë më parë edhe kapitenin e dikurshëm Betim Sylën, ndërsa ka nënshkruar edhe me Betim Haxhimusën (Prishtina), Gëzim Rusin (Ferizaj) dhe Veton Kabashin (Flamurtari).