Blendi Memaj e zbulon për Gazeta Olle: Jam larguar nga Llapi sepse nuk janë për titull kampioni

Blendi Memaj sot ka konfirmuar largimin nga skuadra e Llapit.

Mesfushori qendror, lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan Gazeta Olle.

“Nga sot nuk do të jem pjesë e Llapit”, thuhet mes tjerash në postimin e futbollistit në fjalë.

E në një prononcim për gazetën, Memaj ka zbuluar pse vendosi të largohet nga Llapi.

“Arsya e largimit tim janë objektivat e ri të klubit.

Llapi tashmë dihet që nuk do të garojnë për titull kampion, dhe pas diskutimeve me drejtuesit arritëm në një marrëveshje të dyanshme që të mbetem lojtar i lirë para kohe, gjë që edhe i falënderoi drejtuesit e Llapit.

Largimi ka qenë dëshirë e imja, dhe klubi më aprovoi”, tha Memaj,

24 vjeçari, më parë ka qenë pjesë e ekipeve si Besiktas U-21, Rabotnicki dhe Liria./Gazeta Olle