Blendi Idrizi realizon gol vendimtar për fitoren e madhe të Schalke 04 (Video)

Javën e kaluar asistim si titullar, tani gol dhe sërish si futbollist që ka zbritur në fushë nga minuta e parë.

Blendi Idrizi po e rikthen formën e vjetër dhe ka zënë vend në formacionin e Schalke 04, duke qenë edhe vendimtar.

Mesfushori gjilanas ka arritur të realizoj gol në fitoren e madhe të Schalke 04 në udhëtim te Hansa Rostock me rezultat të pastër 0-2.

25-vjeçari u gjend mjaftë bukur në zonë në minutën e 72-të dhe me një gjuajtje të bukur realizoi golin e epërsisë.

Ishte ky goli i parë për reprezentuesin kosovar këtë edicion me fanellën e Schalke 04, derisa ishte lojtari më i mirë në fushën e blertë.

Pas kësaj fitore Schalke i ikë fundit në Bundesliga 2, duke u renditur në pozitën e 13-të me 19 pikë.

https://twitter.com/FootColic/status/1733857960508510284

Torino barazon në ndeshjen jubilare të Mërgim Vojvodës

Mourinho jep detajet dhe datën e rikthimit të Kumbullës