Blendi Idrizi bëhet me skuadër të re, Schalke e huazon në Bundesliga 2

Mesfushori 24-vjeçar Blendi Idrizi do të luajë për Jahn Regensburg për pjesën e mbetur të sezonit 2022/23.

Lojtari që ka pesë paraqitje për Kosovën është huazuar për një sezon nga Schalke 04 që së fundmi është promovuar në Bundesligë.

Idrizi tashmë e njeh Bundesligën 2 nga FC Schalke 04, për të cilin luan që nga janari i vitit 2020.

Përveç tri paraqitjeve në Bundesligë për klubin nga Gelsenkirchen, ai luajti 22 ndeshje në divizionin e dytë sezonin e kaluar dhe dha kontributin e tij në rikthimin në Bundesligë me një gol dhe katër asistime.

“Jam i lumtur që jam këtu dhe tani dua të filloj sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë Idrizi.

Januzaj shumë pranë transferimit te Sevilla

Morina përfundon në procedurë disiplinore