Bledar Devolli tregon se cili është trajneri më i mirë në Kosovë

Sot u zhvilluan dy ndeshje të xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Ballkani u mposht minimalisht në derbin e javës nga Llapi me rezultat 1:0, ndersa kampioni aktual Drita, u rikthye në pozitën e pare pas fitores 3:1 ndaj Besës.

Takim interesant pritet të zhvillohet edhe nesër në Skenderaj ku Drenica e pret Gjilanin.

Rreth kësaj ndeshje ka folur edhe kryetrajneri i Drenicës, Bledar Devolli, i cili nuk i kurseu fjalët e mira për Bylbyl Sokolin.

“Sokoli për mua është trajneri më i mirë në Kosovë. I dimi pikat e forta dhe të dobëta të Gjilanit. Do e shohim nesër se si do rrjedhin gjerat”, tha Devolli në emisionin ‘Dueli Sportiv’. /Gazeta Olle/