Blatterit i ndërpritet fjalimi

 Sepp Blatter nuk i ka punët aspak mirë. Në ditën kur po mbahen Kongresi Zgjedhor i FIFA-s, atij i është ndërprerë fjalimi nga një protestues pro-palestinez, derisa ai ishte duke iu drejtuar Kongresit për zgjedhjet presidenciale.

Kjo vjen pas arrestimeve të fundit të zyrtarëve të FIFA-s për korrupsion.

Para mbajtjes së fjalimit të tij, u desh që sigurimi të shtojë masat, pasi protestuesit thërrisnin, “Karton i kuq për FIFA-n”.

Blatter është në garë me Al Hussein Bin Ali. (Gazeta Olle)