Blatter pas skandalit: Nuk mund t’i monitorojë të gjithë

Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter i është kundërpërgjur presidentit të UEFA-s, Michel Platini, i cili tha se kishte kërkuar nga Blatteri të largohej nga FIFA.

Blatter po përballet me akuza të mëdha, dhe ndodhet në vështirësi një ditë para zgjedhjeve të FIFA-s. Të mërkurën, dhjetëra zyrtarë të FIFA-s u arrestuan nën dyshimet për korrupsion, për çka ky llogaritet njëri prej skandaleve më të mëdha që ka kapluar shtëpinë më të madhe të futbollit botëror.

“Unë e di se shumë njerëz më bëjnë mua përgjegjës. Unë nuk mund të monitorojë të gjithë gjatë gjithë kohës. Nëse njerëzit duan të bëjnë keq, ata gjithashtu do të mundohen ta fshehin atë”, tha Blatter një ditë para zgjedhjeve.

“Nuk mund të ketë vend për korrupsion, çfarëdo lloji qoftë ai. Muajt e ardhshëm nuk do të jenë të lehtë. Jam shumë i sigurt se një lajm i keq do të pasojë. Ne e kemi humbur besimin, por duhet ta kthejmë atë. Nuk e kam ndërmend të dorëzohem”.

Blatter bëri të ditur se nuk do të tërhiqet nga kandidatura e tij. (Gazeta Olle)