Blanc i ‘urren’ tatuazhet e Ibrahimoviqit

Trajneri i PSG-së, Laurent Blanc, ka çuditur mediat në Francë me deklaratat e tij pas sfidës kundër Caen.

Blanc ka kritikuar Zlatan Ibrahimoviqin, i cili tregoi tatuazhet e tij me emrat e 50 personave që po vuajnë nga uria, duke sensibilizuar të tjerët.

“Unë e dija mbështetjen e tij për fondacionin, por personalisht nuk e dija për emrat që i bëri tatuazh”, u shpreh Blanc, përcjell FoxSports.

“Nëse ai e bëri për t’i treguar tatuazhet, atëherë funksionoi pasi ai ishte në faqen e parë të secilës uebfaqe në botë, pra në këtë aspekt ishte shumë e suksesshme prë të dhe fondacionin. Por, ne na kushtoi me një karton të verdhë”, shtoi tutje trajneri francez.