Blanc: Të mos turpërohemi si Chelsea

Trajneri francez i Paris Saint Germainit, Laurent Blanc, e ka mbajtur skuadrën me këmbë në tokë para përfundimit të kampionatit, duke iu përmendur futbollistëve të tij rastin e Chelseat.

“Nuk duam të koritemi si Chelsea, andaj futbollistët duhet të jenë të kujdesshëm. Duam ta mbyllim në mënyrën më të mirë kampionatin dhe ta festojmë me tifozët tanë këtë titull të rëndësishëm”, deklaroi Blanc.

Ndryshe, Chelsea u turpërua në ndeshjen e parafundit të këtij edicioni, duke humbur në udhëtim 3:0 nga WBA-ja. /Gazeta Olle