BKT Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 32-të, Ballkani kërkon një pikë për titullin

Sot (e diel) janë në orar për t’u zhvilluar edhe tri ndeshje në kuadër të javës së 32-të në BKT Superligën e Kosovës.

Gjatë të shtunës u zhvilluan dy ndeshje, ndërsa sot pritet të luhen edhe tri ndeshje për të kompletuar xhiron e 32-të.

Ndeshja më interesante padyshim që do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku Llapi pret Ballkani.

Klubi nga Theranda mund të shpallet sot kampion i këtij sezoni në rast fitoreje, por do të bëhej edhe me një barazim, në rast se Drita nuk fiton ndaj Drenicës.

Drita është nikoqire e Dritës në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, me drenicasit që kanë shumë nevojë për pikë.

Ndeshja e fundit, por jo nga rëndësia pritet të zhvillohet në Drenas, ku Feronikeli i rënë nga liga pret Malishevën, e cila imperativ të vetëm ka tri pikët, pasi lufton për t’i ikur zonës së barazhit.

Të gjitha ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 15:00.

 

Pritjes 38 vjeçare i erdhi fundi, Trabzonspori shpallet kampion i Turqisë – festë e jashtëzakonshme nga tifozët

Goli i jashtëzakonshëm i Betim Fazlijit në fitoren e St Gallenit ndaj Servettes