Biseda me Messin në fushë, Lewandowski: Vura re diçka ndryshe!

Argjentina fitoi ndeshjen e tretë të Grupit C ndaj Polonisë dhe ia doli të kualifikohej në fazën e 1/8-tave në Kupën e Botës, Katar 2022. Nga ana tjetër, edhe polakët avancuan pasi e mbyllën si vend i dytë grupin ndërsa në fund të ndeshjes të dyja palët festuan.

Ndërkohë, një nga imazhet më interesante ishte edhe ai takim i Lionel Messit dhe Robert Lewandowskit me të gjithë palët që u bënë kurioz të mësonin bisedën e yjeve. Gjithsesi, edhe pse disa ditë me vonesë, Lewandowski tregon mbi atë që bisedoi me Messin duke theksuar se ishte diçka mjaft argëtuese.

“Folëm për disa momente dhe ishte shumë argëtuese. I thashë Messit që po luante në një mënyrë më defensive, ndryshe nga sa e kemi parë. Ishte diçka ndryshe, megjithatë kur skuadra ka nevojë të gjithë bëjnë maksimumin për ta ndihmuar atë”, u shpreh Lewandowski.

Emocionet e tifozit shqiptar që përkrahu nga stadiumi në Rusi katër vite më parë shqiptarët ndaj Serbisë: Ishte ndeshje me shumë tensione, Xhaka e Shaqiri më falënderuan për përkrahjen

Përfundon pjesa e parë në ndeshjet e Grupit H, ja si duket tabela aktualisht