Birra Peja sponsorizon Besën në futsall

 Klubi i Besës në futsall ka marrë një ‘infuzion’ të mirë në fund të vitit 2015.

Tani e tutje, sponsor i tyre do të jetë Kompania e mirënjohur e pijës alkoolike, ‘Birra e Pejës’.

Lajmi për nënshkrimin e kontratës mes dy palëve është bërë nga Adnan Hyseni, kryetar i klubit.

“Ne si klubi i jemi shumë mirënjohes kompanisë BIRRA PEJA për vendimin pozitiv që ka marrë duke qene pjesë e jona në aspektin e sponzorizimit dhe duke ndihmuar klubin në aspektin financiar. Ky bashkëpunim na jep mundësi që të jemi edhe më të fuqishëm kur dihen shpenzimet e shumta që klubi Besa ka për një kampionat”, ka thënë ndër të tjera Hyseni. /Olle