Biletat e ndeshjes Kosovë – Izrael do të rimbursohen për një javë

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se pas vendimit për shtyrjen e ndeshjes Kosovë – Izrael, biletat do të rimbursohen automatikisht në periudhën kohore brenda 7 ditësh, në llogaritë bankare përmes së cilave i kanë blerë biletat.

Postimi i plotë i FFK-së:

Pas njoftimit të UEFA-s për shtyrjen për kohë të pacaktuar të ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, në kuadër të Grupit I për kualifikimet Euro 2024, e planifikuar të zhvillohej më 15 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” për shkak të situatës së krijuar së fundmi në Izrael, ku është shpallur gjendje lufte, FFK informon të gjithë personat të cilët kanë blerë biletat për këtë ndeshje, se mjetet do t’u rimbursohen automatikisht në periudhën kohore brenda 7 ditësh, në llogaritë bankare përmes së cilave i kanë blerë biletat.
Në rast se pas 7 ditësh ju nuk i keni pranuar mjetet në llogari, ju lutem kontaktoni në email: bileta@t-ticket.al ose tickets@ffk-kosova.com /Gazeta Olle/

Anglia u21 deklason serbët, rezultati përfundimtar 9:1

Shqipëria u21 si lidere e grupit ‘rrëzohet’ nga Finlanda