Bild: Ja skuadra e re e Xhakës

E përditshmja sportive gjermane “Bild” vazhdon të raportojë për interesimin e Atletico Madridit për transferimin e mesfushorit të Borussia Monchengladbachut, Granit Xhaka.

Atletico Madrid e ka seriozisht interesimin për transferimin e mesfushorit të Borussia Monchengladbachut, Granit Xhaka.

Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, kampioni i La Ligës e ka futur yllin kosovar në mesin e përforcimeve të mundshme për sezonin e ri.

Xhaka është një prej futbollistëve kryesorë të Borussia Monchengladbachut, skuadër me të cilën ka bërë 73 paraqitje në Bundesligë.

Për transferimin e tij, Atletico besohet se duhet të paguajë rreth 25 milionë euro.