Bielsa, trajner i Romës?

Roma vazhdon të kërkojë trajnerin e ri që do ta zëvendësojë Rudi Garcian, i cili me shumë gjasë do të largohet pas ndeshjes së fundit të vitit, që verdhekuqët e luajnë të dielën ndaj Genoas.

Siç ka raportuar “Tuttomercatoweb.com”, drejtori sportiv i klubit kryeqytetas, Walter Sabatini, ka nisur negociatat me Marcello Bielsan, për të parë gatishmërinë e tij për të zbarkuar në kryeqytet.

Mbetet të shihet se si do të shkojnë bisedimet, por një gjë është e sigurt: Rudi Garcia tashmë e ka bërë valixhen gati. /Olle