BIBL dënon trajnerin e Sutjeskës

Trajneri i Sutjeskës, Dushan Dubljeviq është dënuar me 2 mijë euro nga BIBL shkaku i komenteve që bëri kundër gjyqtarëve të ndeshjes me Sigal Prishtinës, raporton Koha.net.

Pas ndeshjes që u zhvillua në Prishtinë e që përfundoi me fitoren e Sigalit me rezultat 99 me 92 ndaj Sutjeskës, Dubljeviq zyrtarisht u shpreh kundër gjyqtarëve dhe Ligës Ballkanike ndërsa BIBL ka vendosur ta dënojë atë me të holla.

“Pasi lexova deklaratën zyrtare të krye-trajnerit të Sutjeskës, Dusan Dubljeviq, pas ndeshjes në Prishtinë, unë kam vendosur që ta dënojë atë me 2 mijë euro në bazë të rregullave të BIBL”, ka thënë drejtori sportiv i ligës, Shay Shtriks.

“Ai do të dënohet me 3 mijë euro nëse edhe një herë shprehet kundër gjyqtarëve, ndërsa do të dënohet edhe me një ndeshje”, ka shtuar ai.

BIBL thekson se Dubljeviq nuk u ankua kur fitoi ndeshjet më të rëndësishme ndaj Teodos kurse vazhdimisht është ankuar kur ka humbur ndeshjet.

“Gjyqtarët vazhdimisht kanë respektuar Sutjeskan si vendase ashtu edhe mysafire. Në Ligën Ballkanike ekipet janë përgjegjëse për rezultatet dhe jo gjyqtarët”.