Betim Halimi në formacionin e javës në Ukrainë

Në kohën kur Kosova ka mungesë të minutazhës së portierëve, është Betim Halimi, i cili po shkëlqen në kampionatin elitar të Ukrainës.

Ish-portieri i Kosovës U-21, dhe skuadrave të Dritës e Vllaznisë së Pozheranit, është përfshirë në formacionin e javës në Premierligën ukrainase.

Ai me skuadrën e tij, Olimpik Donetsk, shënoi fitore 4:1 ndaj Mariupolit si mysafir, derisa 24-vjeçari shtatlart nga Pozherani ishte më i merituari.

“Një portier i besueshëm, tashmë gjysmë ekipi”, është përshkrimi i mediave ukrainase për Betimin, raporton Gazeta Olle.