Portieri nga Pozhorani është rikthyer në futbollin vendor pas tri viteve e gjysmë të kaluara në Evropë.
25-vjeçari ka luajtur në Estoni tek skuadra JK Trans Narva dhe në Ukrainë te Olimpik Donetsk.
Ai ka nënshkruar kontratë për tri vite me Prishtinën.
Halimi ka folur për faqen zyrtare të klubit, duke thënë se është privilegj për të të jetë pjesë e Prishtinës.
“Pritshmëritë personale, konsideroj se në aspektin personal dhe profesional janë në ngritje të vazhdueshme, me punë dhe përkushtim këto rezultate do te jenë kulminante”.
“Pritshmëritë me klubin, fillimisht më duhet të them se të qenarit pjesë e FC Prishtinës është privilegj i veçantë por njëkohësisht edhe përgjegjësi e madhe sepse Prishtina është skuadër me renome në nivelin vendor dhe ndërkombëtar, kjo po dëshmohet edhe me rezultatet kulminante që i ka arritur aktualisht”, ka deklaruar Halimi.
Tutje gardiani i Përfaqësueses së Kosovës ka deklaruar se synon që të arrijë rezultate kulminante me Prishtinën në kampionatin vendor, por edhe në garat ndërkombëtare.
“Kam bindjen e plotë se edhe kontributi im nga sot e tutje do te jetë i madhe pasi ka 3,5 vite që po zhvillojë aktivitet në nivelin ndërkombëtar, me rezultate dhe paraqitje shumë të mira dhe të njëjtat rezultate ndoshta edhe më mirë shpresojë ti kem edhe me Prishtinën”.
“Me skuadrën pres rezultate kulminante në kampionatin vendor dhe në garat ndërkombëtare.
Prishtina është simbol i qytetërimit dhe është kryeqyteti i shtetit tonë të dashur. Sa i përket tifozëve janë ata të cilët na japin emocion dhe kurajo për rezultate kulminante ,tifozët e Prishtinës, Plisat janë të njohur në tifo skenën vendore dhe ndërkombëtare për spektakle dhe koreografi të cilat i japin emocion të veçantë lojtarëve dhe publikut prezent, emocione që edhe unë tani e tutje do ti përjetoj” ka thënë Betim Halimi.
/Gazeta Olle/