Betim Fazliji largohet nga St Pauli dhe prezantohet te skuadra e tij e re

Betim Fazliji është larguar nga St Pauli pas vetëm një viti qëndrim në futbollin gjerman.

Mesfushori kosovar ka vendosur të rikthehet në shtëpinë e tij në Zvicër, ku do ta vazhdoj karrierën te skuadra ku u rrit dhe u formua si futbollist, St Gallen.

Fazliji nuk arriti të ambientohet me futbollin gjerman dhe ndryshimi i trajnerit te St Pauli nuk ishte i mirë për të, pasi trajneri i ri nuk e kishte në plane.

Gjithsesi ai është rikthyer te St Gallen ku ka nënshkruar kontratë katër vjeçare dhe do të qëndroj te skuadra zvicerane deri në verën e vitit 2027.

“Kam kaluar një vit shumë intensiv në FC St. Pauli. Edhe pse gjërat nuk shkuan plotësisht ashtu siç kisha shpresuar, kam mësuar shumë këtu dhe kam bërë një hap të madh në zhvillimin tim si futbollist”.

“Jam shumë mirënjohës për klubin, tifozët dhe sigurisht shokët e mi dhe ekipin e trajnerëve për përvojën e përbashkët. Do të kem kujtime të bukura nga koha ime në Hamburg dhe do t’i uroj klubit çdo të mirë”, deklaroi Fazliji.

Dy klubet kanë rënë dakord që mos t’i bëjnë publike detajet e transferimit të Fazlijit.

Nedim Bajrami flet pas fitores dhe paralajmëron çekët për ndeshjen e radhës

Zekirija Ramadani zyrtarisht trajner i skuadrës arabe Ohod