Betim Fazliji humb sezonin pas një lëndimi të rëndë

Futbollisti i Kosovës, Betim Fazliji, është lënduar dhe ka humbur këtë edicion.

Ai është lënduar rëndë në gju, dhe do të mbetet jashtë fushës së gjelbër për një kohë.

Lajmi është bërë i ditur nga skuadra e tij St. Gallenit.

”Betim Fazliji e ka lënduar seriozisht gjurin në stërvitje dhe do të jetë jashtë fushës për pjesën e mbetur të sezonit. I urojmë Betimit shërim të shpejtë nga thellësia e zemrës”, ka shkruar St. Galleni të enjten.

Fazliji i mungoi Kosovës në ndeshjet kualifikuese të Evropianit në këtë muaj.

24-vjeçari ka zhvilluar 14 ndeshje gjithsej në këtë edicion dhe ka shënuar një gol e një asistim në të gjitha garat.

Prishtina e pakënaqur: Fusha e rënduar sa nuk lejon zhvillimin e një loje, zhvendoset në Hajvali

Gjokoviqi provokon kosovarët, prezantohet në “Davis Cup” me këngë nacionaliste