Betim Fazliji arrin marrëveshje me skuadrën e tij të re

Betim Fazliji do të largohet nga St Pauli pas vetëm një viti qëndrim te kjo skuadër.

Mbrojtësi kosovar i cili luan edhe në rolin e mesfushorit nuk ka arritur të përshtatet me futbollin gjerman dhe largimi nga St Pauli duket i pashmangshëm.

24-vjeçari e nisi mirë aventurën te St Pauli, por me ndryshimin e trajnerit te kjo skuadër ai humbi hapësirat e tij dhe nuk pati shumë ndeshje.

Në përgjithësi Fazliji ka zhvilluar 21 ndeshje me St Paulin ku ka në total 746 minuta.

Mediat zvicerane kanë raportuar se St Gallen ka arritur marrëveshje personale me Fazlijin për tu rikthyer ky i fundit te skuadra ku bëri famën më të madhe dhe shkëlqeu.

Megjithatë për tu finalizuar ky transferim duhet gjetur gjuha e përbashkët me St Paulin, me skuadrën gjermane që kishte paguar 450 mijë euro për transferimin e tij.

Gjithsesi mediat zvicerane kanë raportuar se java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Fazlijit.

Endrit Krasniqi drejt largimit nga Prishtina, Shkëndija shpreh interesim për mesfushorin

Lëndohet titullari i mesfushës, Shqipëria me një mungesë të madhe për ndeshjet e muajit qershor