Besniku e nderon Besnikun (FOTO)

Drejtori i Shkollës së Futbollit Prishtina, Besnik Kollari, po qëndron në Belgjikë. Ai i ka parë nga afër punën që bëhet në klubin mbretëror Anderlecht, që drejtohet nga trajneri kosovar Besnik Hasi. “Këto janë vizita i bëjë për të qenë në hap me kohën me të cilën po ecën futbolli. Janë vizita për të parë punën se si bëhet në klube të mëdha evropaine. Në vendin tonë, është e pamundur që të instalohen disa rregulla në klube për arsye të ndryshme. Besoj se këto vizita do të më shërbejnë në mënyrë që një ditë, nëse një klub vendose hierarki, dhe secili ta kryejë punën e vet, pak a shumë jam i inofrmuar. Këto përvoja do të më shërbejnë që së paku t’i informojë futbollistët e rinjë, pse jo edhe kolegët më të cilët punojë. Këto privilegje rrallë dikush i ka në futbollin e Kosovës”, ka thënë Besnik Hasi për Gazetën ‘Olle’.

Ish-futbollisi i mirënjohur ka marrë edhe një certifikatë nga klubi i Anderlechtit. “Dua që me këtë rast të falënderojë miqtë e mi të cilët i kam fituar nga futbolli. Besnik Hasi ka shpenzuar shumë kohë me mua, është angazhuar vet dhe e ka angazhuar të gjithë stafin, trajnerët e përgatitjes fizike analistët, drejtorin e akademisë së futbollit, që të punojnë me mua”, potencoi Kollari.

Ndryshe, Hasi falë Besnik Kollarit ia ka mundësuar edhe Taib Beshirit, nga Kërçova e Maqedonisë që të vijë nga SHBA që të marrë referencë për të vazhduar punën e trajnerit për kategori më të larta në Amerikë.

kollari