Besnik Krasniqi thyen heshtjen dhe tregon pse e ndeshkoi Dardan Çaka me karton të kuq

Ndeshja në mes të Ballkanit dhe Dritës ka qenë në qendër të vëmendjes, pas ndarjes së drejtësisë nga gjyqtari kreyesor i takimit.

Në opinion, ka qarkulluar një mendim se Besnik Krasniqi ka fyer Dardan Çakën, më pas është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë, shkruan Gazeta OLLE.

“20-të vite karrierë, nuk e kam fyer kurrë asnjë gjyqtar, aq me pak Dardan Çaken, thjeshtë kam kërkuar sqarime si kapiten qe me takon, edhe tek kartoni i parë dhe te i dyte me ka ardhur mjaftë qudi, une betohem se nuk e kam fyer askend.

Si kapiten me takon te kerkoj llogari nga gjyqtari, per vendime, por ai e ka konsideruar si fyerje dhe ka bërë gabim” – shtoi Krasniqi.

Ky ishte reagimi i parë zyrtar i mbrojtësit ekskluzivisht për Gazetën OLLE.

 

Lajmi i fundit: Granit Dervisholli ndahet me Rahovecin

Albi Mall Superliga vazhdon me xhiron e 30-të, vëmendja në Malishevë