Besnik Krasniqi flet për herë të parë pas nënshkrimit me Dritën

Drita e ka filluar me një “goditje” të madhe merkaton verore.

Gjilanasit gjatë ditës së djeshme prezantuan transferimin e Besnik Krasniqit nga Prishtina, shkruan Gazeta Olle.

Mbrojtësi i djathtë ka reaguar për herë të parë në profilin e tij zyrtar, pas largimit nga kryeqyteti.

Krasniqi nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook i është drejtuar edhe ish-klubit të tij, Prishtinës dhe tifozëve të saj “Plisat”.

Krasniqi i ka falënderuar “bardhekaltrit” kryeqytetas për dy vitet e kaluara aty.

“Prej sot nuk jam më pjesë e FC Prishtina. Klubit ku u rrita si lojtar, pas dy viteve të mrekullueshme, i dëshiroj suksese të mëtutjeshme. E falënderoj kryesinë e klubit, shtabin teknik, bashkëlojtarët, tifozët e mrekullueshëm Plisat”, thuhet në postimin e Krasniqit. /Gazeta Olle/

La Kosovën për Suedinë, Kurtulus komenton fyerjet dhe urrejtjen e tifozëve

Edon Sadriu flet për të ardhmen e tij, konfirmon se është në bisedime me këtë skuadër