Besnik Hasi e Kujtim Shala në Përfaqësuesen e Kosovës!

A e dini se Besnik Hasi dhe Kujtim Shala kanë qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës. Madje, kanë luajtur në kohën më të vështirë, atë të para luftës.

Dy futbollistët që kanë bërë emër edhe në futbollin evropian, e që tani janë trajner, ishin pjesë e Kosovës në vitin 1997. Atëbotë, Kosova kishte luajtur një miqësore me një skuadër gjermane, shkruan gazetaolle.com.

Fotoja e atëhershme është publikuar nga Selajdin Jerliu, që po ashtu ishte pjesë e 11-shes së parë. Lojtarët tjerë që po i shihni në foto janë edhe: Ahmet Beselica, Selajdin Jerliu, Fadil Berisha, Afrim Tovërlani, Jeton Qubreli, Luan Tabaku, Baki Bulliqi, Besnik Kollari etj. (Gazeta Olle)