Besnik Hasi bën dy goditje të mëdha te skuadra arabe – nënshkruan ylli shqiptar dhe ai brazilian

Besnik Hasi ka filluar punën tek skuadra e madhe arabe Al-Ahli.

Trajneri shqiptar dëshiron ta fitoj titullin e kampionit dhe ka bërë tanimë dy transferime të mëdha.

I pari që ka arritur ka qenë mbrojtësi shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski.

Anësori është bashkuar me skuadrën arabe si futbollist i lirë pasi u largua nga Leeds United pas përfundimit të kontratës.

29-vjeçari ka nënshkruar një kontratë tri vjeçare me skuadrën arabe.

Një tjetër goditje e Al-Ahlit dhe Hasit ka qenë edhe ajo e brazilianit, Paulinho.

33-vjeçari që më parë ka luajtur edhe për Barcelonën, është bashkuar me klubin nga Guangzhou Evergrande.

Me Alioskin dhe Paulinhon, trajneri nga Kosova, Besnik Hasi synon që ta fitojë titullin e kampionit në elitën e futbollit arab. /Gazeta Olle/

Musa Hajdari garon në Lojërat Olimpike, por nuk ia del të kualifikohet në gjysmëfinale

Lajm tragjik nga Holanda, ndërron jetë aksidentalisht talenti i madh i Ajaxit