Besnik Ferati largohet nga Partizani, kjo është skuadra e tij e re

Mesfushori Besnik Ferati u largua nga Partizani pak ditë më parë, duke mbyllur kështu kontratën që e mbante të lidhur me të kuqtë.

Megjithatë futbollisti nuk ka vonuar shumë për të gjetur skuadrën e re. 20-vjeçari do të vazhdojë karrierën te skuadra maqedonase e Akademija Pandev.

Lojtari është bashkuar me ekipin e ri dhe ka udhëtuar drejt Antalias, ku po zhvillojnë fazën përgatitore.

Ferati ishte pjesë e Partizanit që nga vera e vitit 2018, kur u afrua nga skuadra e të rinjve të Shkupit, teksa vendosi të largohej në këtë merkato, për shkak se nuk po mundte të gjente hapësira në skuadër.