Shkupjani Besir Ramadani ishte lojtari kyç në fitoren e SC Gjilanit në ndeshjen më interesante të javës së shtatë të Superligës së Kosovës.
Ramadani shënoi golin e dytë të takimit, duke i dhënë Gjilanit fitoren 2:1 ndaj Prishtinës, shkruan Gazeta OLLE.
Me këtë fitore, skuadra gjilanase siguroi vetëm fitoren e dytë këtë sezon dhe aktualisht renditet në pozitën e shtatë me tetë pikë të grumbulluara.
Ramadani ishte ndër lojtarët më të mirë në fushë, duke bërë një paraqitje të shkëlqyer dhe duke ndihmuar ekipin e tij të arrijë një rezultat të rëndësishëm për pjesën e mbetur të kampionatit.