Besimi i Tevez

Sulmuesi i Juventusit, Carlos Tevez ka thënë se skuadra e tij e ka tërë kapacitetin e duhur për të fituar Ligën e Kampionëve gjatë këtij sezoni.

Carlos Tevez ka thënë se Juventusi mund të mposhtë secilën skuadër në botë dhe në fund ta fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve.

“Humbja ndaj Parmës ishe një aksident”, tha Tevez për La Repubblica.

“Me Dortmundin ne kemi treguar se mund të shkojmë shumë largë. Gjithçka varet nga ne. Ne mund të mposhtim secilën skuadër dhe e kemi treguar një gjë të tillë”, përfundoi argjentinasi.