Besim Hasani: “Për 18 vjet, mendoja çdo sekondë për momentin e 22 tetorit 2014”

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, gjatë një prononcimi për mediat japoneze, ka deklaruar se për 18 vjet ka pritur për pranimin e Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

“Për 18 vjet, çdo sekondë, çdo minutë, çdo orë, çdo ditë, çdo javë dhe muaj, me kolegët e mijë kemi punuar dhe kemi menduar për momentin që erdhi më 22 tetor 2014, kur Bordi Ekzekutiv i KON-it pranojë Komitetin Olimpik të Kosovës”, tha Hasani për ‘Japantimes.co.jp’, transmeton GazetaOlle.com.