Besim Aliti, emërohet anëtar i Komisionit të Programit të Sporteve të Lojërave Mesdhetare

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Aliti, është emëruar anëtar i Komisionit të Programit të Sporteve për Lojërat Mesdhetare.

Vendimin e ka marrë presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), Davide Tizzano.

“Kam kënaqësinë t’ju informoj se me vendim të presidentit të ICMG, Davide Tizzano, dhe me pëlqimin e Komitetit Ekzekutiv të ICMG-së, emëroheni anëtar i Komisionit të Programit të Sporteve të LM, kryetar i së cilës është Mohamed Zribi”, thuhet mes tjerash në njoftimin e sekretarit të përgjithshëm të ICMG-së, Iakovos Filippousis.

Lojërat e ardhshme Mesdhetare mbahen në Oran të Algjerisë, prej 25 qershor deri më 5 korrik.

Sekretari i përgjithshëm, Aliti, është anëtar edhe i Komisionit për EYOF të Komitetit Olimpik të Evropës.

PSG interesohet për transferimin e Ronaldos, dëshiron ta bëj tandem me Leo Messin

Edhe presidenti i Francës interesohet për të ardhmen e Mbappes, i kërkon atij të rinovojë kontratën me PSG-në