Beshiktashi e Rashica triumfojnë ndaj Trabzonsporit

Milot Rashica ka startuar te Beshiktashi që fitoi 2:0 ndaj Trabzonsporit, të dielen mbrëma në kuadër të xhiros së 24-t të Superligës së Turqisë.

Rashica luajti deri në minutën e 79-të. Te Trabzonspori ndeshjen e kompletoi Enis Bardhi. Talenti 18-vjeçar Semih Kilicsoy realizoi të dy golat e Beshiktashit, që renditet i treti me 39 pikë. Trabzonspori është i katërti me 37 pikë.

Garën për titull e zhvillojnë Fenerbahçe dhe Galatasaray që i kanë nga 63 pikë.

Alban Ajdini shënon për Lausanne Ouchy, por goli i tij nuk mjafton

Fushë Kosova zyrtarizon tre lojtarë