Besart Islamaj te Laçi

Tani kur klubi i futbollit nga Prizreni, Liria,  do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës në futboll, këtij klubi të madh do ti mungoj shumë super lojtari prizrenas, Besart Islamaj.

I konsideruar se lojtar kyç në disa pozita, shpeshherë ka qenë edhe protagonist i lojërave e golave të mira.

‘04 Online’ lidhur me këtë ka mësuar se lojtari Islamaj qe dy javë është duke i kryer stërvitjet në klubin e futbollit shqiptar, “Laçi”, dhe me këtë ekip ka nënshkruar edhe kontratë.

“Te KF “Laçi”, kam filluar stërvitjet qe 2 javë, kam edhe oferta tjera, por kjo e Laçit është më e mira, pasi që mendoj mu afirmuar më shumë për shkakun se tani ekipi i Laçit luan edhe në Evropa Ligë”, është shprehur futbollisti, Besart Islamaj.

21 vjeçari është nga qyteti i Prizrenit dhe që nga mosha 17 vjeçare ka qenë titullar në ekipin e parë, duke reflektuar një lojë të mirë, edukatë të fortë e mbi të gjitha bashkëpunim të plotë me ekipin.

Madje ai ishte për një kohë të shkurtër pjesë edhe e ekipit rumun, Metalul Resita.