Besart Ibrahimi, apo “Mbreti i golave” largohet nga Shkëndija

Besart Ibrahimi është ndarë përfundimisht me skuadrën e Shkëndijës.

Ibrahimi i cili është edhe golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në skuadrën shqiptare, kanë përfunduar kapitullin duke e mbyllu atë me marrëveshje të dyanshme.

34 vjeçari që nga viti 2015 ka qenë pjesë e kuqezinjëve, derisa ka realizuar një numër të madh golash gjithsej 147 derisa e ka marrë edhe epitetin “Mbreti i golave”.

Klubi i Shkëndijes e ka falënderuar sulmuesin për kontributin e tij që ka bërë për këtë skuadër:

“Faleminderit për gjithçka që ke bërë për klubin tonë, Besart. Faleminderit për të gjitha momentet e mira, për kontributin tënd në fanellën kuqezi. Të dëshirojmë shumë suksese në karrierën tënde si futbollist”, thuhet nder tjera nga Shkëndija.

Besart Ibraimi: Duhet të jemi të kënaqur me këtë rezultat – Tetova Sot

Ermal Krasniqi, YLLI I JAVËS së II-të

Kuka: Kampionet olimpike u vaksinuan me AstraZeneca, duhet besuar shkencës