Besart Cecelia ngjall Vllazninë, 10 pikë në 5 ndeshje me të në krye të stolit

Të ndërrosh trajnerin në mes të sezonit ka një risk të madh, por Vllaznia e Pozheranit e mori këtë risk dhe tashmë po shkëlqen në Grupin B të Ligës së Parë.

Besart Cecelia u afrua si trajner nga skuadra e Vllaznisë në këtë muaj, teksa menjëher po vërehet dora e tij.

Vllaznia që para epokës “Cecelia” merrte vetëm 3 pikë në 8 ndeshje, tashmë me atë në stol ka arritur të marrë 10 pikë në vetëm 5 takime.

“Tigrat” numërojnë 3 fitore, 1 barazim dhe vetëm 1 humbje në këto 5 ndeshjet e fundit.

Skuadra po ngrihet dalëngadalë në tabelë teksa rivalët po ngecin, me Grupin B që është bërë një “hallakamë” e vërtetë ku vetëm shtatë pikë ndajnë ekipet nga pozita e parë e deri në atë të nëntë ku aktualisht qëndron skuadra nga Pozherani. /GazetaOlle/