Besart Berisha rrezikon të dënohet

Pas formës së mirë me gola e asiste, Besart Berisha rrezikon të dënohet në Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Australisë.

Ndaj tij është inicuar procedurë disiplinore. Kështu shkruan abc.net.au.

“Berisha mund të dënohet për shkak të gjesteve të tij, dhe provokimit që u ka bërë tifozëve pas ndeshjes me Sydney FC”, shkruan sajti në fjalë, transmeton gazetaolle.com.

Përgjigjja për dënimin e mundshëm do të kumtohet të hënën e ardhshme, që do të thotë se sulmuesi kosovar i Melbourne Victory mund të luajë në fundjavë. (Gazeta Olle)